Topalli: Ku e di unë pse nuk janë paraqitur në Gjykatë Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli sot është dashur të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

22/11/2017 10:05

Ndërkohë, i vetëm në Gjykatë është paraqitur vetëm deputeti Faton Topalli, i cili këtë vendim të gjykatës po e quan në shërbim të klanit “Pronto”, transmeton Gazeta Express.

“Siç patë nga vendimi i gjykatës është në shërbim të klanit Pronto. Unë kërkova fjalën në gjykatë që të kërkoj që gjyqtari Kalludra të hiqet nga ky rast, pasi që i njëjti ka dënuar aktivistët e VV-së, ndërsa i ka lënë në liri ata që me të vërtetë e kanë gjuajtur Kuvendin”, është shprehur Topalli.

Ndërkohë për mospraninë e bashkaktivistëve të tij Topalli tha se nuk e di arsyen pse nuk janë paraqitur sot në gjykim.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjelljen e tyre me detyrim në gjykatë.