lajmi.net

Top formacioni i Ligës së Kampionëve

Robin van Persie me het-trikun e tij në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Olympiakosit 3:0 të mërkurën, ia siguroi skuadrës së tij kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Por, sulmuesi holandez zuri vend në formacionin më të mirë të xhiros së shkuar të garës, të përzgjedhur nga Goal.com. David de Gea po ashtu…

Sport

20/03/2014 11:33

Robin van Persie me het-trikun e tij në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Olympiakosit 3:0 të mërkurën, ia siguroi skuadrës së tij kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, sulmuesi holandez zuri vend në formacionin më të mirë të xhiros së shkuar të garës, të përzgjedhur nga Goal.com. David de Gea po ashtu ishte meritor në fitoren e Unitedit dhe ai gjendet në portë.

Cesar Azpilicueta dhe Gary Cahill shkëlqyen në fitoren e Chelseas ndaj Galatasarayt, ndërsa mbrojtja kompletohet nga Marquinhos i Paris Saint-Germain dhe ylli brazilian i Barcelonës, Dani Alves.

Në mesfushë, edhe pse skuadra e tij u eliminua, Alex Witsel nga Zenit St Petersburg zë vend në formacion, së bashku me veteranin e Manchester Unitedit, Ryan Giggs dhe Raul Garcian e Atletico Madridit.

Në sulm, së bashku me Van Persien gjenden – kush tjetër – Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Top formacioni i Ligës së Kampionëve

Ka marrë fund faza e parë e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën kanë thënë shumë, duke dhënë informata të nevojshme dhe të qarta se cilat skuadra mund të vazhdojnë të luajnë në këtë kompeticion. Real Madridi i Carlo Ancelottit ka impresionuar në Gelsenkirchen, duke…

Sport

27/02/2014 11:00

Ka marrë fund faza e parë e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e zhvilluara të martën dhe të mërkurën kanë thënë shumë, duke dhënë informata të nevojshme dhe të qarta se cilat skuadra mund të vazhdojnë të luajnë në këtë kompeticion.

Real Madridi i Carlo Ancelottit ka impresionuar në Gelsenkirchen, duke e mposhtur Schalken 6:1. Përpos golashënuesve, Bale, Benzema e Cristiano Ronaldo, ndaj ekipit gjerman kanë impresionuar edhe Casillas e Xabi Alonso.

E shkëlqyeshme ishte edhe Borussia Dortmund në Rusi kundër Zenitit: Lewandowski realizoi dy gola dhe ishte protagonist, ndërsa Piszczek-Reus në krahë ishin çelës i suksesit.

Befasia e dy ditëve të fundit pa dyshim ishte Olympiakosi, i cili e mundi me rezultat 2:0 Manchester Unitedin, i cili tashmë është në rënie të lirë.

Si rezultat i këtyre ndeshjeve, uebfaqja Yahoo.it e ka nxjerr formacionin më të mirë të katër ndeshjeve që u zhvilluan në mesjavë, pjesë e së tetës së finales së Championsit.

LM