Top asistuesit në Evropë

Viti 2013 është në përfundim, andaj ka ardhur koha të shpallen futbollistët më të dalluar në kategori të ndryshme. Kompania Opta që merret me statistika, ka publikuar renditjen e pesë futbollistëve që bënë më së shumti asistime gjatë vitit kalendarik. Dhe, në krye gjendet mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil me gjithsejtë 21 asistime në La…

Sport

27/12/2013 12:46

Viti 2013 është në përfundim, andaj ka ardhur koha të shpallen futbollistët më të dalluar në kategori të ndryshme.

Kompania Opta që merret me statistika, ka publikuar renditjen e pesë futbollistëve që bënë më së shumti asistime gjatë vitit kalendarik.

Dhe, në krye gjendet mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil me gjithsejtë 21 asistime në La Ligë (ku luajti për gjysmën e parë të vitit para transferimit në Emirates), Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Pas tij renditet mesfushori i Real Betisit, Ruben Casto me 17 asistime. Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është kritikuar nga tifozët e gjigantit spanjoll për numrin e golave të realizuar por ai bie në sy me kontributin e tij me asistime, 16, aq sa ka edhe ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

Kurse, i pesti është mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery me 15.

Ozil mund ta shtojë kryesimin nëse bënë ndonjë asistim në ballafaqimin e ardhshëm të Arsenalit kundër Newcastles të dielën.