Top 5 veturat e zbuluara në ‘2014 Paris Motor Show’

Parisi ndoshta nuk është qyteti më i njohur për shfaqjet e veturave, por këto kompani që morrën pjesë aty e bënë që ky qytet të njihet më vonë për mbrëmje të tilla.

Auto & Tek

12/10/2014 16:14

Shfaqja e vetruave në Paris dëshmoi se skenat e vogla nuk kanë rëndësi kur veturat janë të bukura.

Prodhuesit e veturave të botës e mbuluan ‘qytetin e dritave’ sikur të ishte Luftë e Dytë Botërore, duke zbuluar disa prej veturave më mahnitëse të vitit, transmeton Lajmi.net.

Të gjitha markat e njohura bënë debutime mjaft të bukura, por ato që ranë në sy më së shumti ishin kompanitë si Peugeot dhe gjiganti gjerman Volkswagen.

Ju kujtohet motori i fuqishëm Suzuki Hayabusa që ishte vendosur në një Smart Car? Volkswagen bëri diçka të ngjajshme në Paris, duke vendosur një motor Ducati 200 kuaj-fuqi në modelin XL1, për të krijuar kështu XL Sport.

XL Sport peshon diku rreh 1,962kg dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 270kmh.

Krijuesit e veturave vetëm sa nuk filluan të qajnë kur u zbulua Lamborghini Asterion. Vetura hibride përmban një motor V10 i cili i shqelmonte 610 kuaj së bashku me tre motor elektrik që kombinonin një fuqi prej 300 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net. 

Asterion arrijnë një shpejtësi prej 370kmh dhe për vetëm 3 sekonda ai kapë 96kmh.

Ferrari nuk prezantoi një tjetër hibrid në Paris, por prezantoi 458 Speciale A. Vetura e konvertueshme sport prej alumini për vetëm 9 sekonda është në gjendje që të kapë një shpejtësi prej 100kmh.

Modeli i ri Jaguar XE ishte ndoshta vetura më e bukur për sy në Shfaqjen e Veturave në Paris. I përshkruar si model sedan, XE shënon një kapitull të ri për kompaninë britaneze. Duke përmbajtur një dizajn dinamik, Jaguari i ri duket se do ta mund BMW 3.

Ata të cilët preferojnë vetura që janë në video-lojëra mund ta duan veturën AMG GT. Ajo është e shëndritshme, e bukur për sy dhe shumë e shpejtë. GT prodhon 465 kuaj-fuqi me një shpejtësi maksimale prej 300kmh, transmeton Lajmi.net.

Lavdata kishte edhe për modelin Peugeot Quartz, një hibrid i shpejtë i cili do dukej mirë në një muze arti se sa në rrugë. 

Aston Martin V12 Vantage Roadster S, Vanish Coupe prej karboni të zi dhe Mercedes C63 AMG, ishin disa prej veturave të tjera të bukura.