Top 3 golat e vitit, cili do të fitojë? (VIDEO)

Lionel Messi po ashtu është në garë për çmimin ‘Puskas’, i cili ndahet për golin më të mirë të vitit.

Sport

30/11/2015 10:30

Ylli argjentinas do të garojë në këtë aspekt me super-golin e shënuar në muajin maj ndaj Athletic Bilbaos, shkruan Zëri

Sulmuesi i Romës, Alessandro Florenzi po ashtu pritet të jetë në listën e ngushtë, me golin e realizuar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa në Top 3 do të jetë edhe mesfushorja amerikane, Carli Lloyd, me parabolën nga mesi i fushës, të shënuar ndaj Japonisë në finale të Botërorit.

YouTube player
YouTube player
YouTube player