Top 25 vrasësit në filma

Arnold Schwarzenegger i ka bërë 369 vrasje në jetën e tij. Fatmirësisht, jemi duke folur vetëm për vrasjet që i ka bërë në filma, sepse dënimet për të s’do të kishin të ndalur. Eksperti i informatikës, Randal Olson, e ka krijuar një listë prej 25 aktorëve më ‘vrasës’ të të gjitha kohëve, e cila e…

ShowBiz

04/01/2014 14:32

Arnold Schwarzenegger i ka bërë 369 vrasje në jetën e tij. Fatmirësisht, jemi duke folur vetëm për vrasjet që i ka bërë në filma, sepse dënimet për të s’do të kishin të ndalur.

Eksperti i informatikës, Randal Olson, e ka krijuar një listë prej 25 aktorëve më ‘vrasës’ të të gjitha kohëve, e cila e rendit aktorin e njohur të filmave aksion në pozitën e parë, me më së shumti persona të vrarë në filma.

Pozita e dytë befasisht i takon aktorit Chow Yun-Fat me 295 vrasje, që gjendet përpara aktorit tjetër të njohur të filmave të këtij zhanri, Sylvester Stallone (267 vrasje). Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të 25 aktorëve më ‘vrasës’ të ekranit.