Top 11 transferet më të shtrenjta në histori

Pas transferimit të James Rodriguez në Real Madrid, sulmuesi kolumbian u fut në mesin e Top 11 transfereve më të shtrenjta në histori të futbollit.

Sport

22/07/2014 16:33

James Rodriguez tashmë është futbollist i ri i Real Madridit. Me këtë rast, sulmuesi kolumbian u fut në mesin e Top 11 transfereve më të shtrenjta në histori të futbollit.

Thuhet se ylli i Botërorit i kushtoi gjigantit madrilen afro 80 milionë euro.

Për këtë, uebfaqja transfermarkt.it e ka publikuar ekipin e përforcimeve më të shtrenjta në histori.

Plot 5 lojtarë nga 11 janë blerë nga Real Madridi, i cili konfirmohet si ekipi më shpenzues.

Top 11 blerjet

Gianluigi Buffon (54 milionë euro) nga Parma në Juventus,

Rio Ferdinand (46), nga Leeds në Manchester United,

Thiago Silva (42), nga Milan në PSG,

David Luiz (55), nga Chelsea në PSG,

Bale (100) nga Tottenham në Real Madrid,

Zidane (73,5) nga Juventus në Real Madrid,

Figo (60) nga Barcellona në Real Madrid,

Cristiano Ronaldo (94) nga Manchester United në Real Madrid,

Ibrahimovic (69,5) nga Inter në Barcelonë,

Suarez (79) nga Liverpool në Barcelonë.