Top 10 yjet e Europa League

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të fillojë Europa League. Dhe, “Goal.com” ka publikuar dhjetë yjet më të mëdhenj të garës.

Sport

18/09/2014 12:30

Pas përfundimit të xhiros së parë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, është radha për fillimin e garës së dytë kontinentale për nga rëndësia, Europa League.

Skuadra si Inter, Napoli, Tottenham, Fiorentina, Celtic e shumë të tjera fillojnë aventurën e tyre në kërkim të suksesit.

Por, në prag të dueleve të sotme, “Goal.com” ka publikuar një listë me emrat e atyre që konsiderohen si yjet më të mëdhenj të garës.

Yjet e garës: Carlos Bacca (Sevilla), Juan Cuadrado (Fiorentina), Memphis Depay (PSV), Christian Eriksen (Tottenham), Samuel Eto’o (Everton), Gonzalo Higuain (Napoli), Luiz Gustavo (Wolfsburg), Yevhen Konoplyanka (Dnipro), Mateo Kovacic (Inter), Virgil van Dijk (Celtic).