Top 10 rekordet nga Serie A

Sezoni 2013-14 në Serie A përfundoi nën dominimin e Juventusit që e mbylli me rekord 102 pikë. Por, ky nuk është rekordi i vetëm i arritur në edicionin që lamë pas në futbollin italian.

Sport

23/05/2014 16:30

Serie A e mbylli sezonin 2013-14 me Juventusin si kampion për vitin e tretë të njëpasnjëshëm.

Por, nuk ishin vetëm Bianconerët ata që e përfunduan edicionin me rekord.

Sport Mediaset ka bërë një përmbledhje të top 10 rekordeve të Kampionatit italian për sezonin që lamë pas.

Juventus – Rekord i pikëve: 102. Krenaria e Bianconerëve, për histori dhe për të ardhmen.

1035 gola – Primati i të gjitha kohërave i garës, prej kur ka filluar të aplikohet sistemi me 20 skuadra. Shenjë e një spektakli në zhvillim.

Immobile – Golashënuesi më i mirë në Serie A: 22 gola. Berardi e ka primatin e het-trikave (dy).

Padelli – Futbollisti që ka luajtur më së tepërmi: 38 paraqitje dhe 3581 minuta lojë. Llogariten edhe minutat shtesë.

Tevez – Futbollisti që ka bërë numrin më të madh të goditjeve në portat kundërshtare: 60.

Sansone – Goli më i shpejtë i sezonit, i realizuar pas 15 sekondash.

Fiorentina – Skuadra më “xheloze” ndaj topit, në kuptimin e posedimit: 29 minuta e 54 sekonda për ndeshje.

Napoli – Së bashku me Juventusin, skuadra që ka krijuar më së tepërmi raste për shënim: 233.

Inter – Juventus: Ndeshja me shikueshmërinë më të madhe në stadium: 79.343.

Juventus – Roma: Ndeshja me numrin më të madh të teleshikuesve: 4 milionë.