Top 10 mbrojtësit më të shtrenjtë

David Luiz do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e tij në Paris Saint-Germain. Por, deri atëherë, kush zë vend në dhjetë transferimet më të shtrenjta të mbrojtësve?

Sport

24/05/2014 10:34

Paris Saint-Germain ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Chelsean për transferimin e qendërmbrojtësit David Luiz në Parc des Princes, pas hapjes së afatit kalimtar të verës.

Kampioni i Ligue 1 nuk i ka bërë të ditura detajet financiare të marrëveshjes por ato thuhet se peshojnë mbi 50 milionë euro, që në rast të konfirmimit do të shënojë rekord për një mbrojtës.

Deri në zyrtarizimin e lajmit për çmimin e Luizit, ju sjellim dhjetë transferimet më të shtrenjta të mbrojtësve, që pa dyshim se shumë shpejtë do të kryesohen nga anëtari i ri i Patis Saint-Germain.

Renditja: 1 Thiago Silva (Milan – PSG) – 35.3 milionë funte. 2. Marquinhos (Roma – PSG) – 30.1. 3. Rio Ferdinand (Leeds – Man United) – 30. 4. Alessandro Nesta (Lazio – Milan) 26.1. 5. Pepe (Porto – Real Madrid) – 25.2. 6. Fabio Coentrao (Benfica – Real) – 25.2. 7. Dani Alves (Sevilla – Barcelona) – 23.5. 8. Lillian Thuram (Parma – Juventus) – 22. 9. David Luiz (Benfica – Chelsea) – 21.3. 10. Ricardo Carvalho (Porto – Chelsea) – 20.