Top 10 grupet e fansave më të çmendur të VIP-ave shqiptarë në Instagram – kryeson…

Në rrjetin social Instagram po bëhet një konkurencë shumë e fortë sa i përket grupeve të fansave të VIP-ave shqiptarë.

ShowBiz

27/11/2015 10:43

Janë krijuar shumë grupe fansash të këngëtarëve shqiptarë në Instagram, nën hashtagët e ndryshëm.

Aty po zhvillohet një ‘luftë’ mes fansash se cili grup ka numrin më të madh të hashtagëve nën emrin e artistit të tyre të preferuar.

Lajmi.net ka bërë një listë me top 10 grupet e fansave më të çmendur të fytyrave publike shqiptare.

Më poshtë i gjeni 10 artistët me më shumë foto në hashtagët e tyre të krijuar nga vetë fansat. Kjo nuk do të thotë se numri i hashtagëve varet nga numri i fansave në përgjithësi, thjeshtë këta janë artistët me fansat më të çmendur në Instagram, transmeton lajmi.net.

1. Dafina Zeqiri (#Dafinators) – 86.092
2. Luana Vjollca (#Luanator) – 81.733
3. Kida (#Kidator) – 72.197
4. Dhurata Dora (#Dorators) – 51.780
5. Enca (#Encatics) – 49.555
6. Noizy (#Noizy) – 23.789
7. Elvana Gjata (#ElvanaGjata) – 22.996
8. Tuna (#Tunadaily) – 17.138
9. Era Istrefi (#Nicera) – 16.470
10. Ledri Vula (#Ledrizlla) – 16.325

/lajmi.net.