Top 10 golat e Bayernit

Bayern Munich fitoi titullin e ri të kampionit në Bundesligë, shtatë xhiro para përfundimit të edicionit. Skuadra e Pep Guardiolës e kurorëzoi suksesin e jashtëzakonshëm falë ecurisë së shkëlqyeshme deri më tani gjatë këtij edicioni, pa humbje, me bilans prej 25 fitoresh dhe dy barazimeve. Me rastin e triumfit të Bayernit, kanali i Bundesligës në…

Sport

26/03/2014 09:55

Bayern Munich fitoi titullin e ri të kampionit në Bundesligë, shtatë xhiro para përfundimit të edicionit.

Skuadra e Pep Guardiolës e kurorëzoi suksesin e jashtëzakonshëm falë ecurisë së shkëlqyeshme deri më tani gjatë këtij edicioni, pa humbje, me bilans prej 25 fitoresh dhe dy barazimeve.

Me rastin e triumfit të Bayernit, kanali i Bundesligës në Youtube ka përzgjedhur dhjetë golat më të bukur të gjigantit bavarez deri më tani gjatë këtij edicioni në Kampionatin gjerman. Në mes tjerash, në podium gjendet mesfushori Arjen Robben me golin e tij për rezultatin 2:0 ndaj Nurnbergut.

I dyti është një tjetër mesfushor, ylli francez Franck Ribery me golin e tij po ashtu kundër Nurnbergut për rezultatin 3:0.

Kurse, ‘shllagu mbi torte’ vendoset nga përforcimi i cili erdhi në klub para fillimit të këtij sezoni nga Barcelona, Thiago Alcantara me golin e tij me gërshërë ndaj Stuttgartit.