Top 10 futbollistët me më së shumti shanse të humbura

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani është futbollisti që ka humbur numrin më të madh të rasteve të pastra për shënim, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Sport

28/02/2015 14:33

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë gjigantë nga Premierliga.

Por, befasisht ylli uruguaian është futbollisti që ka humbur numrin më të madh të rasteve të pastra për shënim, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Por, edhe afër tij qëndrojnë golgeterë të tjerë të dëshmuar si dyshja e Barcelonës, Lionel Messi e Neymar.

Renditja:

Luciano Vietto (Villarreal) 12

Luca Toni (Verona) 12

Robert Lewandowski (Bayern Munich) 13

Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-Germain) 13

Charlie Austin (Queens Park Rangers) 13

Gareth Bale (Real Madrid) 14

Andre-Pierre Gignac (Olympique Marseille) 14

Neymar (Barcelona) 16

Lionel Messi (Barcelona) 16

Edinson Cavani (Paris Saint-Germain) 20