Top 10 asistuesit në Evropë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas, janë dy asistuesit më të mirë në Evropë, deri më tani gjatë këtij sezoni me nga gjashtë asistime për po aq ndeshje.

Sport

03/10/2014 11:19

Lionel Messi dhe Cesc Fabregas janë dy asistuesit më të mirë në Evropë, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Barcelonës dhe mesfushori i Chelseas kryesojnë në renditje me nga gjashtë asistime në po aq ndeshje. Po aq sa Messi dhe Fabregas ka asistuar edhe futbollisti i Rostovit, Tomofey Kalachev, mirëpo në tetë ndeshje.

Dhjetë pozitat e para kompletohen nga Mathieu Valbuena, Koke, Hulk, Oleg Ivanov, Ignazio Abate, Gylfi Sugurdsson dhe Jordan Ferri.

Renditja:

1- Lionel Messi (FC Barcelona) 6 asistime në 6 ndeshje

1- Cesc Fàbregas (Chelsea) 6 në 6

3- Timofey Kalachev (Rostov) 6 në 8

4- Mathieu Valbuena (Dinamo Moska) 5 në 6

4- Koke (Atlético Madrid) 5 në 6

6- Hulk (Zenit) 5 në 9

6- Oleg Ivanov (Terek) 5 në 9

8- Ignazio Abate (AC Milan) 4 në 5

9- Gylfi Sigurdsson (Swansea) 4 në 6

10- Jordan Ferri (Olympique Lyon) 4 në 7