Top 10 Aeroportet e rajonit: “Adem Jashari” super i suksesshëm, ja kush është në vendin e parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” vitin e kaluar ka arritur sukses të jashtëzakonshëm sa i përket numrit të udhëtarëve në rajon. Edhe pse kosovarët mbesin të izoluar për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave, 1.89 milionë udhëtarë kanë kaluar nëpërmjet aeroportit tonë të vetëm.

Lajme

17/01/2018 13:52

 

Sipas renditjes e publikuar nga Hina, “Adem Jashari” renditet në vendin e pestë në listën prej 10 aeroporteve më të frekuentuar në Ballkanin Perëndimor.

“Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi edhe për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë përmes së cilit kanë kaluar 1.887.402 udhëtar. Aeroporti i Prishtinës këtë vit planifikon që t’i përfshijë edhe udhëtimet për vendet skandinave dhe t’i zgjeroj pistat. Me rritjen e numrit të fluturimeve dhe cmimet e arsyeshme, “Adem Jashari” në vitin 2018 mund ta arrijë shifrën prej 2 milionë udhëtarë”, thuhet në përshkrimin për Aeroportin tonë, shkruan lajmi.net.

Në vendin e parë në këtë listë është aeroporti i Beogradi me 5.34 milionë udhëtarë në vit, mirëpo në rajonin tonë më së shumti udhëtime kanë kroatët.

Aeroporti i Zagrebit, ai i Splitit dhe i Dubrovnikut brenda një viti kanë mbi 8 milionë udhëtarë. Aeroporti i Shkupit bashkë me atë të Ohrit kanë shifrën e 2.03 milionë udhëtarë.

Aeroporti i Tiranës nuk është fare në këtë dhjetëshe.

Në fund të listës janë Aeroporti i Podgoricës dhe ai i Sarajevës më me pak se 1 milion udhëtarë. /Lajmi.net/

Top dhjetë aeroportet në rajon për nga numri i udhëtarëve në vitin 2017:

  1. Beogradi – 5,34 milionë udhëtarë
  1. Zagrebi – 3,09 milionë udhëtarë
  1. Spliti – 2,82 milionë udhëtarë
  1. Dubrovniku – 2,32 milionë udhëtarë
  1. Prishtina – 1,89 milionë udhëtarë
  1. Shkupi dhe Ohri – 2,03 milionë udhëtarë
  1. Lubjana – 1,68 milionë udhëtarë
  1. Tivati – 1,11 milionë udhëtarë
  1. Podgorica – 986.717 mijë udhëtarë
  1. Sarajeva – 957.971 mijë udhëtarë