Toni Kroos tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Bayerni

.

Sport

10/08/2017 21:39

Toni Kroos ka treguar më në fund arsyen e vërtetë të largimit nga Bayern Munich.

Reprezentuesi gjerman ka bërë të ditur se me Bayern Munich në vitin 2014 nuk kishte arritur të gjente një akord për rritje page, duke lënë të kuptohet se bavarezët nuk ishin në gjendje të paguanin më shumë për të.

Në verën e atij viti, Kroos la Bayernin për t’u transferuar te Real Madridi.

“Po, u largova sepse nuk gjetëm akord financiar. Kur kthehem pas në kohë, jam i lumtur që atë kohë nuk arrita një marrëveshje”, është shprehur gjermani në “Sport Bild”./Lajmi.net/