Tomor Qela: Me Demarkacionin, rajoni i Pejës është i paprekur

Gjeografi, Tomor Qela është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova për të diskutuar për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

28/07/2016 21:42

“Pas publikimit të raportit qeveritar kemi analizuar detajet dhe kemi vërejtur që sipërfaqet e Komunës së Pejës nuk janë prekur”.

“Në vitin 1875, Komuna e Pejës i ka 603 km2 katror, dhe nga atë çfarë kam marrë nga Komisioni Kadastral del qe Peja i ka 602.7 km2 katror. Kur I krahasojmë këto të dhëna del që territori i Pejës është i paprekur”.

Qela ka thënë se me aprovimin e Kushtetutës së Kosovës, shteti duhet t’i nënshtrohet disa proceseve me shtetet fqinje, siç është procesi i demarkacionit dhe delimitacionit.

“Fillimisht shtetet duhet ta njohin njëra-tjetrën zyrtarisht, pastaj procesi i shënimit të vijës kufitare ngërthen në vete tre procese: delimitacionin, demarkacionin ne administrimin”.

Sipas tij, komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka pasur një punë të lehtë pasi i ka pasur kriteret e caktuara.

“Pakoja e Ahtisarit në një formë ka shtruar rrugen për ta. Niveli i parë është parcela kadastrale, niveli i dytë zona kadastrale që përcaktojnë nivelin komunal i cili përcakton nivelin administrativ për përcaktimin e vijës kufitare”.