Tom Cruise flet fshehtas me vajzën e tij

Aktori Tom Cruise i cili ishte i martuar me bukuroshen Katie Holmes, kanë një vajzë së bashku me emrin Suri Cruise.

ShowBiz

27/05/2016 15:42

Sipas një burimi të revistës Star vogëlushja Suri po e telefonon dhe shkruan mesazhe babait Tom, kur nëna e saj nuk është aty, transmeton Klan Kosova.

“Suri po flet me Tom prapa shpinës së Katie. Ai po i shkruan dhe për Tom kjo është shumë emocionuese”, ka thënë ky burim.

Tom dhe Katie që kur janë ndarë më nuk e shohin njëri – tjetrin kurse vajza ka pasur mundësi të flas me babain e saj vetëm në praninë e saj.

“Katie është shumë e shqetësuar se Surit mund t’ia shpëlajnë kokën e kjo është arsyeja pse ajo dëshiron që t’i monitoroj bisedat”.