Tollovi në rrugën “Luan Haradinaj” për shkak të “Beer festit” (Foto)

Në Prishtinë mbrëmë ka filluar festivali i birrës i njohur si “Beer fest”. Organizatorët kanë thënë se vetëm mbrëmë ky festival është vizituar nga mijëra dashamirës të birrës.

Lajme

01/07/2017 23:55

Ndërkaq sonte, kur të pranishmit janë larguar nga platoja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, aty ku po mbahet festivali, në rrugën “Luan Haradinaj” është shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të veturave, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes është prezente policia, e cila po mundohet që të lirojë komunikacionin, edhe pse është gati mesnatë. /Lajmi.net/

kom1 kom2 kom3 kom4