Tolgahan dhe Almeda ndajnë imazhin më të bukur nga Durrësi

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift shumë i komentuar në shtypin rozë.

ShowBiz

14/07/2018 21:36

Së fundi, ata kanë qenë në Shqipëri,  për shkak se Almeda ishte e angazhuar në drejtimin e “Dancing with the stars”, ndërsa në finale mori pjesë edhe Tolga, shkruan lajmi.net.

Përveç punës, çifti e kishin shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për të vizituar disa nga vendet e Shqipërisë, madje realizuan edhe një fotosesion.

Ishte Tolga ai i cili ndau me ndjekësit një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me Almedën në Durrës.

Që të dy dukeshin shumë elegantë teksa pozuan pranë pishinës, ndërsa pranuan komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave.

Almeda është rikthyer së fundi sërish në Shqipëri, por ende nuk e ka bërë të ditur arsyen nëse është vizitë apo udhëtim rreth ndonjë projekti të ri televiziv. /Lajmi.net/

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on