Tolgahan dhe Almeda largohen nga Shqipëria, ky është mesazhi i aktorit turk

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë qenë sërish në Tiranë.

ShowBiz

16/07/2018 09:13

Thuhet se ky udhëtim është bërë për një projekt të ri të Almedës që planifikon ta fillojë së shpejti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Edhe pse udhëtimi i fundit ishte pa shumë ‘zhurmë’, pasi u drejtuan drejt Austrisë, Tolga la një mesazh.

Me një fotografi nga Tirana, ai shkroi “Shihemi së shpejti Shqipëri”, duke lënë edhe flamurin kombëtar dhe atë të Turqisë në këtë postim.

Kjo gjë shton dyshimet nëse edhe Tolga do të jetë pjesë e projektit të ri të Almedës në trojet shqiptare, megjithatë mbetet të shihet se çfarë po përgatisin çifti në të vërtetë. /Lajmi.net/