Tokat bujqësore jashtë shitjes – Lajmi.net
Tokat bujqësore jashtë shitjes
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 14:54, 29 December 2017
Vendimi i Qeverisë se Kosovës, për të pezulluar përkohësisht për një afat një vjeçar, privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, nga ekspertë për çështje ekonomike po vlerësohet i vonuar.

Këtë vendim Qeveria e Kosovës e ka marrë muajin e kaluar, me qëllim që gjatë kësaj periudhe, siç thuhet, të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Kosovës për prona, me qëllim të nxitjes se zhvillimit ekonomik dhe investimeve.

Ky vendim fillimisht ka qenë sfidë për Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Ekrem Hajdari.

Ai thotë se ekzistojnë qindra hektarë tokë nën administrimin e AKP-së dhe ka kërkuar nga Qeveria që të specifikojë kategorinë e tokave bujqësore, që vlerësohet atraktive për investitorë.

“Dhe tani jemi në këtë proces duke u koordinuar së bashku për një listë finale të madhësive të parcelave, për të cilat ata mendojnë se mund të jenë atraktive për sektorin privat”.

“Këtë e them, pasi në fondin e tokave bujqësore që kemi nën administrim, kemi toka me madhësi shumë të vogla, që ne vlerësojmë se nuk mund të jenë shumë atraktive për investitorë strategjikë. Prandaj, me ato toka mendoj se duhet sa më parë të vazhdojë procesi i privatizimit”, tha Hajdari.

Por, ky vendim po vlerësohet shumë i vonuar nga ekspertë të bujqësisë dhe çështjeve ekonomike, sidomos kur hapësirat më të mëdha të tokave janë shitur, madje me çmime shumë të lira.

Eksperti për çështje ekonomike, Ismail Kastrati thotë për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i shitjes së tokave bujqësore mund të tërheq investitorë të jashtëm, por që sipas tij, parcelat me sipërfaqe më të mëdha dhe të leverdishme për ndonjë biznes, tashmë janë shitur.

“Ka mbetur një pjesë e tokës bujqësore e pa privatizuar dhe sigurisht që do të ketë efekte pozitive. Qeveria e Kosovës, ka mundësi që në bazë të ligjit të ri, të negociojë për tërheqjen e investimeve të huaja. Mirëpo, toka e mbetur nuk ka hapësira të mëdha qindra hektarëshe. Ato kryesisht janë privatizuar, madje me një çmim shumë të ulët”, thotë Kastrati

Edhe profesori në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, shprehet se vendimi i Qeverisë është i qëlluar, por i vonuar. Sepse, siç thotë ai, deri më tani tokat bujqësore në Kosovë janë betonuar, degraduar, tjetërsuar dhe keqpërdoruar në forma të ndryshme.

“Dhe unë mendoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e shitjes së tokave bujqësore është i qëlluar, por është i vonuar. Për faktin se detyrimet vërtet janë shumë të mëdha ndaj këtij aseti nacional. Toka bujqësore është i vetmi aset ndaj të cilit ne kemi detyrime shumë të mëdha. Dhe krahas kësaj, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë menjëherë një vendim të dytë, që të shtojë dukshëm produktivitetin e punës në prodhimtarinë bujqësore”, tha Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2002 e deri në vitin 2014, gjatë procesit të privatizimit janë shitur rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore e kategorive të ndryshme.

Nga kjo sipërfaqe, rreth 15 mijë hektarë janë privatizuar nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), ndërsa nga ana eAKP-së janë privatizuar mbi 13 mijëhektarë.

Madje, sipas një raporti të quajtur “Raporti i Gjelbër për vitin 2015”, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se për një ari tokë, çmimi mesatar ka qenë 34 euro, kurse për një hektar 3.400 euro. Shuma totale e inkasuar nga shitja e tokave ka arritur në rreth 99 milionë euro.

Fjalët kyçe: shtija, tokat bujqesore

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush