Toka është në rrezik për t’u goditur nga kometat, thonë shkencëtarët

Toka është në rrezik të madh për t’u goditur nga një breshëri kometash të shkaktuar nga Dielli, paralajmërojnë shkencëtarët.

Fun

24/10/2015 20:33

Toka mund të jetë në rrezik të madh pasi që rruga e Diellit nëpër galaktikë po dërgon kometa në drejtim të planetit tonë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Hulumtuesit kanë identifikuar një cikël 26 milionë vjeçar të ndikimeve meteorike që përkon me kohën e zhdukjes masive para 260 milionë viteve.

Ngjarjet për fundin e botës janë të lidhura me lëvizjen e Diellit dhe familjen e tij të planetëve në Rrugën e Qumështit.

Ngjarja e fundit e tillë thuhet të ketë ndodhur rreth 11 milionë vite më parë, afërsisht në të njëjtën kohë kur ndodhi edhe zhdukja masive e njohur si ‘Middle Miocene’.

Por, sipas gjeologut profesor Michael Rampino, mund të jetë gabim të besohet se ne jetojmë në një epokë krejtësisht të sigurt, miliona vjet larg periudhës së ardhshme të rrezikshme.

“Ka dëshmi se aktiviteti i kometave është rritur shumë për 2 milionë vitet e fundit, dhe disa orbita të kometave janë duke u ‘trazuar’, kështu që ne mund të kemi hyrë në kohën e një breshëri kometash”, tha ai. (lajmi.net)