Tmerruese, dreri brilopatë shqelmon qenushin e vogël në oborrin e shtëpisë

Ky është një moment mjaft tronditës kur një drer brilopatë i zemëruar godet me shkelma qenin në oborrin e shtëpisë.

Fun

23/02/2018 21:10

Videoja, e filmuar në një oborrin e mbuluar me dëborë, tregon një drer brilopatë nënë duke sulmuar qenin për të mbrojtur të voglin e saj ndërsa një qen tjetër largohet më herët.

Pas disa sekondave pasi e shkelmon qenushin e vogël dhe përëri e ndjek atë për t’a goditur, ajo ikën nga oborri i shtëpisë, duke e kapërcyer rrethojen e oborrit, transmeton lajmi.net.

Xhirimet u bën të shtunën pasdite në Anchorage, Alaska.

Qenushi duhej t’i nënshtrohej operacionit pas shkelmave që kishte marrë, por tani është në “rrugë për rimëkëmbjen”, sipas pronarit të saj, i cili filmoi pamjet.

Ai tha: ‘[Qentë] ishin atje disa minuta kur i dëgjova duke lehur. Pashë një viç që po dilte nga pjesa e prapme e shtëpisë sime.

“Pikërisht kur qentë morën erën e viçit të drerit, ata filluan të lehin, unë mund të supozoj se kjo e tronditi viçin dhe e bëri atë të kalojë nëpër oborr. /Lajmi.net/