Tmerrohet nusja në Shqipëri, bashkë me ujin nga pusi, nxjerr edhe një… (Foto)

Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë. Ndërsa nusja e shtëpisë ka nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, prej saj i ka dalë një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.

Fun

19/07/2017 12:29

Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.

Familjarët kanë nxituar për ta vrarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.

Fill pas kësaj, ata kanë hequr dorë përfundimisht nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit, pasi sipas tyre “ai ujë tani ua shpif”.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që zvarranikët të zbresin nga malet dhe t’u afrohen edhe shtëpive të banimit për të gjetur pak ujë.

Duket se në këtë rast gjarpri nuk ka pritur, por është “zhytur” me kokë direkt e në pus për të shuar etjen e tij. /Lajmi.net/