Tmerri sirian, banorët e izoluar nga lufta po hanë mace e qenë (FOTO)

Sirianët që kanë ngecur në tre qytete që janë arenë luftimesh, po detyrohen të hanë mace dhe qenë dhe operohen pa anestezi pasi furnizmimi me mallrat jetike është ndërprerë, kanë bërë të ditur aktivistët.

Bota

08/01/2016 13:33

Foua dhe Kfarya në provincën e Idlib kanë qenë nën sulm nga grupet rebele për më shumë se një vit.

Por situata u përkeqësua në shtator kur kryengritësit kapën një bazë ajrore që përdorej nga helikopterët që sillnin mish, perime dhe bujë për rreth 30,000 persona.

Në Madaya pranë Damaskut, që ka qenë nën sulmin e forcave të Bashar Al Assadit që prej korrikut, banorët e dëshpëruar janë detyruar të hanë kafshët shtëpiake për të luftuar urinë.

Disa njerëz janë qëlluar me snajper apo janë hedhur në erë nga minat teksa kërkonin ushqim.

auto_2FE3831700000578-3388505-image-a-75_145218483263711452252702 auto_2FE3831700000578-3388505-image-a-75_14521848326371452252704 auto_2FE3831700000578-3388505-image-a-75_145218483263731452252700 auto_2FE3831700000578-3388505-image-a-75_145218483263741452252695