Tmerr për Romën, ylli i madh transferohet në Juventus (FOTO)

Kevin Strootman mund të largohet nga Roma duke u transferuar në Juventus.

Merkato

12/08/2017 08:21

Juventus kërkon një përforcim të madh nga Roma.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se kampioni nga Serie A ka filluar përpjekje të reja për transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman.

Ylli holandez është i joshur nga mundësia e kalimit tek “Bianconerët”, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Juventus dëshiron ta provojë blerjen e tij në javët e fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/