Tmerr në Londër: Sulm me ‘acid’ në stacionin e metros (Video)

Gjashtë persona janë lënduar në stacionin e metros në Stratfort në lindjen të Londrës. Mediat raportojnë se ka ardhur deri te “sulmi me armë kimike”.

Bota

23/09/2017 23:09

Dëshmitarët kanë thënë se i kanë parë dhjetëra autoambulanca dhe vetura të policisë që kanë shkuar në drejtim të stacionit, ku një grup i burrave me “acid” ka spërkatur grupin e njerëzve, transmeton lajmi.net.

Policia londineze ka konfirmuar se ka ndodhur incidenti, me informacionin se nuk ka shenja se bëhet fjalë për terrorizëm.

Gjithashtu thuhet se një person është arrestuar. /Lajmi.net/

JUST IN: #Stratford – Six injured in mass acid attack outside Westfield in East London. One man arrested pic.twitter.com/sFHMgTzizd

— ETN (@EUterrornews) September 23, 2017