Tmerr në Itali: Plazhet ngrijnë nga breshëri, vdesin dy persona (Foto)

Italia është prekur nga moti i keq këtë të martë. Breshër me kokrra të mëdha raportohet se ka rënë në Marche, stuhi dhe breshër edhe në Piemonte, në zonën e Alessandria-s, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Stuhi ka pasur edhe në Venezia.

Bota

25/07/2017 22:48

Në Abruzzo, Giulianova, provinë në Teramo, janë gjetur rreth dy milje nga porti, dy trupa të pajetë të dy marinarëve. Ata ishin duke lundruar me një anije që është mbytur. Dyshohet si pasojë e detit me dallgë të shkaktuar nga miti i keq.

Të identifikuar nga helikopterët, trupat e pajetë u gjetën nga mjeti lundrues i patrullës së Rojeve bregdetare në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno. Varka me të cilën lundronin nuk u gjet, por vetëm mbetjet, që të bëjnë të mendosh se ngjarja ka qenë aksidentale.