Tmerr në Indi, përdhunohet murgesha e moshuar

Policia në Indi është duke kërkuar gjashtë persona, të cilët përdhunuan një murgeshë të moshuar.

Bota

15/03/2015 23:03

74- vjeçarja është shtruar në spital. Pas kësaj ngjarje, grupet e krishtera kanë dalë në protestë.

Ata kërkojnë mbrojtje më të mirë. Kryepeshkopi i Kalkutës ka publikuar fotot e agresorëve.

Ata vodhën edhe para në shkollën fetare. Sulmi vjen në një kohë kur ka një shqetësim në rritje për dhunën seksuale në Indi.