Tkurrje e ekonomisë së SHBA-ve

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka shënuar zmbrapsje në tre muajt e parë të vitit 2014, duke u tkurrur për 1 për qind. 

Lajme

29/05/2014 22:22

Këtë tkurrje në tremujorin e parë të këtij viti është bërë e ditur nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Kjo thuhet të jetë performanca më e keqe ekonomike qysh nga çereku i parë i vitit 2011.

Raporti po ashtu tregon se përfitimet tatimore të korporatave kanë rënë për 13.7 për qind, në çerekun e parë, që është rënia më e madhe që nga tremujori i katërt i vitit 2008.