Tjetër tronditje për Dortmundin

Borussia Dortmund ka marrë lajme tejet të këqija nga stafi mjekësor, pasi Henrikh Mkhitaryan është lënduar gjatë ndeshjes kundër Mainzit.

Sport

21/09/2014 16:00

Mesfushori i Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan është lënduar dhe pritet të jetë jashtë fushave të lojës për plotë katër javë.

Lojtari luajti 25 minutat finale në humbjen e Dortmundit kundër Mainzit, pasi e zëvendësoi Kagawan kah mesi i pjesës së dytë.

Ai pësoi një lëndim në këmbën e tij dhe pas testeve të bëra gjatë ditës së sotme, është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave të lojës për katër javë.

Mkhitaryan kështu do të mungojë në gjashtë ndeshje për Dortmundin: Dy në Ligën e Kampionëve dhe katër në Bundesliga.

Për armenit, te skuadra e Dortmundit të lënduar janë edhe lojtarët si Marco Reus, Blaszcykowski, Gundogan, Nuri Sahin dhe Oliver Kirch.

Mkhitaryan u transferua te Dortmundi nga Shakhtar Donetsk në vitin 2013, duke shënuar 13 gola në të gjitha garat për skuadrën gjermane.