Tjetër sulm në SHBA, një person ther 8 veta me thikë

Të paktën tetë persona janë plagosur nga një sulm me thikë në një qendër tregtare në Minesota të Amerikës.

Bota

18/09/2016 08:59

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, rreth 110 km nga Minneapolis. Motivi i sulmuesit, i cili u vra nga forcat policore, ende nuk dihet qartë, transmeton lajmi.net

Sipas dëshmitarëve, thuhet se sulmuesi para se të vritej ka bërtitur “Allah”.

Zyrtarët e spitalit kanë bërë të ditur se asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik jete. /lajmi.net