Tjetër skandal në Shqipëri, kësaj radhe në derbin e madh
Fundi i ndeshjes ka rezultuar i hidhur për skuadrën e Vllaznisë, pavarësisht fitores, shkodranët e panë veten të eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 2-0 në sfidën e parë ndaj rivalëve të Tiranës.
Sport
Në momentin që gjyqtari Jorgjisinjalizoi mbarimin e sfidës ka pasur një përleshje mes lojtarëve kryeqytetas dhe atyre të Vllaznisë, ndërkohë që drejtori Zeka i është sulur gjyqtarit elbasanlli duke i kërkuar llogari për gjykimin.
Është dashur ndërhyrja e futbollistëve veteranë si Gilman Lika që situata të qetësohej disi.
Në momentin që gjyqtari Jorgji po i drejtohej dhomave të zhveshjes, drejt t’i kanë vërshuar sende të forta nga ana e tifozëve shkodranë të cilët ndodheshin në tribunën qendrore.
Për më tepër ndiqni videon.