Tjetër skandal në BBA9, kësaj banore i zbulohet i dashuri që e ka jashtë (Foto)

Ka krijuar shumë polemika ky edicion i ‘Big Brother Albania’ i quajtur ndryshe si ‘Love edition’ për shkak se banorët kanë hyrë në çift ose janë bërë të tillë nga votat e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

ShowBiz

24/05/2017 22:23

Por, një nga rregullat ka qënë dhe vazhdon të jetë se banorët duhet të ishin single për të marrë pjesë.

Kujtojmë që Damiano, ish-banori, u skualikua nga produksioni pasi në zyrat e këtij të fundit u paraqit një vajzë e cila thoshte që ishte e dashura e tij dhe që kishin
bërë një lloj marrëveshjeje që ai të futej aty single.

Sot, është zbuluar një tjetër thyerje rregullash e kësaj natyre. ‘Shqipëriaime’ ka mundur të sigurojë disa foto të Fiorentinës me të dashurin e saj jashtë, ndërkohë që në lojë ajo është çift me Olsin.

Dje Damiano publikoi një foto të Fiorentinës, Olsit, Denisit dhe Musait duke ngrënë drekë e cila tregonte kështu thyerjen e rregullit hemelor, atë të mosnjohjes së banorëve me njëri-tjetrin para futjes në lojë

Kjo bëhet kështu, rregulli i dytë i thyer nga Fiorentina, nëse kjo lidhje me personin jashtë vazhdon paralelisht dhe nuk ka përfunduar para se ajo të futej në lojë.