Tjetër “shuplakë” nga UEFA për Skënderbeun

UEFA ka publikuar renditjen e fundit të klubeve shqiptare ku bie në sy zbritja me dy pozicione e Skënderbeut.

Sport

23/02/2018 19:06

Korçarët në renditjen e mëparshme pozicionoheshin të 139-tët, ndërsa tashmë duhet të pajtohen me pozicionin e 141-të.

Shumë largë Skënderbeut renditet Kukësi.

Skuadra e Kukësit renditet në vendin e 217, e ndjekur nga Partizani që zë vetëm pozitën e 330.

Ja si ishin pozicionuar skuadrave shqiptare:

Skënderbeu 141

Kukësi 217

Partizani 330

Tirana 345

Teuta 346

Laçi 347

Flamurtari 348.