Tjetër show nga Neuer (Video)

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer është duke vazhduar të bëj show, pasi i bën gjërat që nuk i bëjnë portierët e zakonshëm.

Sport

13/12/2014 18:05

Në fitoren e skuadrës së tij kundër Augsburgut me rezultat 4-0, ai ka bërë disa gjëra të paparashikueshme.

Në një rast, ai doli pothuajse deri në mesfushë për të mbrojtur topin, duke arritur që një gjë të tillë ta bëj me sukses.

Në rastin e dytë, ai e ‘frikësoi’ paksa mbajtësin e topave, i cili ishte duke shikuar ta vonojë ndeshjen. Padyshim që Neuer e meriton plotësisht të emërohet si portieri më i mirë në botë.

Video