Tjetër rekord nga Ronaldo (FOTO)

Cristiano Ronaldo e ka arritur edhe një tjetër rekord me Real Madridin, në ndeshjen e djeshme ndaj Las Palmas.

Sport

01/11/2015 10:09

Me golin e realizuar ndaj Las Palmas, Ronaldo tani ka shënuar ndaj çdo kundërshtari me të cilin është përballur me Real Madridin në La Liga.

Ai para kësaj ndeshje kishte shënuar kundër 29 skuadrave që kishte luajtur në La Liga këto 7’të edicione dhe njësoj bëri edhe me Las Palmas.

Me golin kundër kësaj skuadre, Ronaldo bëhet lojtari i vetëm në Spanjë që shënon gol kundër çdo skuadre kundër të cilës ka luajtur, duke shënuar 30 kundërshtarëve.