Tjetër prag tragjedie në vendin ku vdiq Ergi Dini

Një aksident me motor ka ndodhur në Tiranë në një vend fatkeq që vite më parë i mori jetën dy të rinjve, mes të cilëve edhe këngëtarit Ergi Dini.

ShowBiz

03/03/2018 17:17

Një djalë, ka humbur kontrollin e motorit dhe është aksidentuar sapo kalon urën e ish-bllokut, pikërisht në vendin e aksidentit me dy viktima të 21 nëntorit 2016.

I riu është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.