Tjetër lajm i keq për Lakers, ja sa do të mungojë Lonzo Ball

Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për skuadrën e Los Angeles Lakers.

Sport

21/01/2019 18:05

Pasi është bërë e ditur se rikthimi i yllit LeBron James mund të vonojë më shumë se që është menduar më herët, tashmë është konfirmuar se skuadrës do t’i mungojë edhe Lonzo Ball.

Ball kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Lakers kundër Oklahoma dhe ishte detyruar të largohet nga parketi para kohës.

“12up” shkruan se Lonzo do të mungojë rreth 4 deri në 6 javë pasi ka ndrydhur gjurin, transmeton lajmi.net.

Kështu, Ball i bashkohet listës së të lënduarve tek Lakers, me LeBron James dhe Rajon Rondo. /Lajmi.net/