Tjetër grabitje me armë në Tiranë

Një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Lajme

10/02/2017 19:43

Mësohet se një supermarket në rrugën “5 Maji” është grabitur nga një person i armatosur.

Pasi mori paratë, autori u largua me biçikletë në ngushticat e lagjes.

Nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa shitësja e supermarketit humbi ndjenjat nga frika gjatë grabitjes.

Nuk dihet shuma e parave të vjedhura. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar grabitësin.