Tjetër gol nga Alban Meha (Video)

Alban Meha ka vazhduar me formën e tij të mirë në Bundesligë, pasi ka shënuar një tjetër gol për Paderbornit.

Sport

14/12/2014 19:16

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Meha ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e Paderbornit,  kësaj radhe ndaj Wolfsburgut.

Ai shënoi nga pika e bardhë e penaltisë, për të barazuar rezultatin në 1-1, që njëherish dhe ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Përndryshe, goli i sotëm i Mehës ishte dhe goli i tij i dytë i tij në këtë sezon të Bundesligës.

Video