Tjetër fitore e Prishtinës, shkëlqen edhe 18 vjeçari Ismaili

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitoren e radhës. Viktima kësaj radhe ishte KB Lipjani.

Sport

16/11/2018 22:27

Skuadra nga kryeqyteti fitoi me rezultatin bindës 51-90, duke vazhduar kështu bilancin 100% të fitoreve këtë edicion.

Përveç fitores, tifozët e skuadrës, por edhe ata të basketbollit duhet t’i gëzohen performancës së 18 vjeçarit, Meriton Ismaili, shkruan lajmi.net.

Djaloshi nga Prishtina realizoi 18 pikë, në vetëm 27 minuta të besuara nga trajneri.

Ai ishte i frikshëm nga distanca për tre pikë, duke qenë i saktë katër herë nga gjashtë tentime.

Me këtë fitore, Prishtina vazhdon të mbajë kryesimin në tabelë, duke mos njohur kundërshtarë. /Lajmi.net/