Tjetër e shtunë me shumë takime për kryeministrin Haradinaj, nëna ia zbukuroi ditën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk po pushon as të shtunave.

Lajme

21/10/2017 18:37

Sikur edhe në javët e kaluara, ai edhe këtë të shtunë e ka shfrytëzuar për shumë takime me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Vetëm sot, Haradinaj ka zhvilluar dhjetë takime, raporton lajmi.net.

Takimet i nisi me përfaqësuesit e Shoqatave së Prodhuesve të Pijeve Joalkoolike, për të vazhduar me zyrtarë të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Haradinaj u takua edhe me përfaqësues të Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të  Moshuarve, të cilëve u premtoi se do të shikohen mundësitë që Ligji për Skemat Pensionale të transformohet në ligj të mirëfilltë të pensionistëve dhe invalidëve.

Kryeministri përkrahje u premtoi edhe grave në Kosovë, pas një takimi me kryetaren për Ballkanin të Asociacionit Botëror për Të drejtat e Grave, Gjyla Çelikun.

Takimet i pari i qeverisë i vazhdoi edhe me përfaqësues të Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve.

Në kabinetin e Haradinajt sot shkuan edhe përfaqësues të Shoqërive aksionare të dala nga KEK-u, dhe të Shoqatave për prodhimin e qumështit.

Haradinaj zhvilloi takim edhe përfaqësues të shoqatave për viktimat civile të luftës, të cilëve u premtoi përkrahje të vazhdueshme.

Përkrahje ai premtoi edhe për Federatën e Boksit të Kosovës.

Ndryshe, takimi më i veçantë për Haradinajn sot ishte me nënë dhe motrën e tij që i shkuan në zyrë.

Edhe gjatë javëve të kaluara, Haradinaj e ka shfrytëzuar të shtunën për tu njohur me problemet e shtresave të caktuara të shoqërisë. /Lajmi.net/

hara22 haraaa1