Tjetër befasi në FA Cup, skuadra e ligës së dytë barazon me Cityn

Fa Cup ka dhuruar një tjetër befasi pas kualifikimit të Lincoln City për në çerekfinale të kësaj gare.

Sport

18/02/2017 17:50

Në ndeshjen e zhvilluar nga ora 16:00,  Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Huddersfield.

Ky barazim bën që çerekfinalisti të mësohet në ndeshjen e kthimit që luhet ‘Etihad Stadium’.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Middlesbrough ka mposhtur 3:2 Oxford United, ndërsa Leicester City ka befasuar duke u mposhtur 1:0 në udhëtim nga Millwall.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.