Tjetër befasi e madhe nga “Australian Open”

Nuk kanë të sosur befasitë në “Australian Open”, i pari nga katër Grand Slam-et e vitit në tenis.

Sport

22/01/2017 11:04

Pas Novak Xhokoviçit, edhe Andy Murray i ka dhënë para kohe lamtumirën turneut të Melburnit.

Numri një i botës u eliminua nga gjermani Misha Zverev, i 50-ti në renditje, në katër sete (7-5, 5-7, 6-2, 6-4) pas tri orësh e gjysmë lojë.

Tenisti skocez, i cili ka luajtur në pesë finale të “Australian Open”-it por pa mundur ta fitojë asnjërën, bëri shumë gabime dhe nuk u duk se e kishte lojën nën kontroll për asnjë moment.

Për 29-vjeçarin Misha, vëllai i madh i Aleksandër Zverevit i cili u eliminua nga Rafael Nadal, kjo është e para herë në karrierë që kualifikohet në çerekfinale të një Grand Slam-i. Gjermani nuk e kishte kaluar asnjëherë raundin e dytë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6