Titulli vendoset në Camp Nou

Asnjëra nga tri skuadrat e mëdha spanjolle nuk ka arritur të fitojë, në duelet përkatëse të xhiros së parafundit. Atletico dhe Barcelona fituan, kurse Reali humbi. Titulli vendoset në Camp Nou.

Sport

11/05/2014 21:52

Titulli i kampionit të Spanjës do të vendoset në Camp Nou. 

Kjo pasi as Atletico Madridi as Barcelona nuk arritën të fitonin në përballjet përkatëse, duke e lënë distancën e njëjtë mes tyre prej tri pikësh, prandaj xhiroja e fundit do ta tregojë se kush do të jetë më i miri i La Ligas.

Los Colchoneros barazuan 1:1 me Malagan, duke e lëshuar një mundësi të artë për t’u bërë kampion qysh sonte.

Madje, Malaga kaloi e para në epërsi në minutën e 65-të falë golit të Samu. 

Kurse, Alderweireld i barazoi shifrat për ekipin madrilen në minutën e 74-t.

Ndërkohë, Barcelona luajti pa gola, 0:0 ndaj Elches dhe falë barazimit të Atleticos, e ka mundësinë të bëhet kampion, nëse fiton në shtëpi ndaj ekipit të Diego Simeones, xhiron e fundit.

E Real Madridi po ashtu dështoi të dielën, duke e lëshuar një mundësi të mirë të futet sërish në garë për titull.

Los Blancos humbën 2:0 nga Celta Vigo, për t’u dorëzuar përfundimisht në garë për titull.