Titulli në La Liga? Zidane befason me këtë deklaratë

Edhe pse skuadra e tij është 15 pikë larg Barcelonës në renditje, trajneri Zinedine Zidane beson se Real Madrid mund të tejkalojë këtë boshllëk.

Sport

02/03/2018 16:41

Zinedine Zidane është optimist se skuadra e tij mund të fitojë titullin e La Ligas për të dytin vit radhazi, pavarësisht se qëndron 15 pikë larg në renditje pas Barcelonës.

Pas 26 xhirove të zhvilluara në La Liga, Barcelona kryeson me 66 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Atletico Madrid, dhe 15 se sa Real Madrid që zë vendin e tretë.

“Çfarë ne duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshje, kjo është e gjitha”, ka deklaruar Zidane në konferencën për shtyp.

“Ndoshta gjithkush mund të mendojë se puna e titullit është e përfunduar, por në futboll kurrë nuk bën të dorëzohemi. Ne duhet të instalojmë këtë në mendjen tonë, dhe të rikujtojmë se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme”, ka vazhduar ai.

“Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Shikoni çfarë po ndodhë mes vendit të parë dhe të dytit, vetëm pesë pikë diferencë. Nëse Atletico fiton diferenca do të jetë vetëm dy pikë. Çështja e ligës është ende e hapur dhe unë jam optimist, deri në fund”./Lajmi.net/