Titulli ia heq frustrimin

Yaya Toure thotë se titulli i kampionit do t’ia heq frustrimin që e pati kur nuk e fitoi çmimin e futbollistit të vitit në Angli. Mesfushori i Manchester Cityt kërkon fitore në ndeshjen e fundit ndaj West Hamit, për ta fituar titullin e dytë për tri vjet.

Sport

09/05/2014 16:12

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure e pranon se ishte i zhgënjyer kur e pa Luis Suarezin duke e mposhtur atë në garën për ‘Futbollistin e Vitit në Angli’, por pret që kjo mërzi t’i hiqet kur ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë.

Pas kolapsit katastrofal të Liverpoolit, djelmoshat e Manuel Pellegrinit kanë nevojë vetëm për një pikë në duel me West Hamin në Etihad Stadium, për ta siguruar titullin e dy në tri sezonet e fundit.

Dhe Toure, i cili ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 8 asistime këtë sezon, beson se pasi të kryejë punë me titull, do t’i hiqet frustrimi.

“Të jem i sinqertë, isha i zhgënjyer me këtë çmim, sepse unë jam garues. Gjëja më e rëndësishme megjithatë është trofeu me ekipin”, deklaroi futbollisti nga Bregu i Fildishtë.

“Ne definitivisht presim ta fitojmë titullin. Si ekip, prisnim ta fitonim këtë. Objektiv yni është të fitojmë gjithmonë diçka. Kupa e Ligës nuk është e mjaftueshme”.

“Premierliga është gjithmonë objektiv yni, kështu që kemi nevojë ta kryejmë si duhet punën ndaj Ëest Hamit të dielën dhe përpara fansave tanë, e dimë se mund t’ia dalim përsëri”, vazhdoi ai.

“Ne kemi punuar shumë këtë vit dhe, nëse nuk e fitojmë, do të ishte një zhgënjim masiv për ne dhe për tifozët”, përfundoi Toure.