Titujt e relaksuan Bayernin

Claudio Pizarro mendon se Bayern Munich është më i relaksuar këtë sezon për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm në edicionin e kaluar. Nën drejtimin e Jupp Heynckesit, Bayern siguroi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve më 2012-13 dhe Pep Guardiola është duke udhëhequr ekipin drejt kandidaturës në të tria garat këtë edicion, i…

Sport

26/02/2014 19:10

Claudio Pizarro mendon se Bayern Munich është më i relaksuar këtë sezon për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm në edicionin e kaluar.

Nën drejtimin e Jupp Heynckesit, Bayern siguroi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve më 2012-13 dhe Pep Guardiola është duke udhëhequr ekipin drejt kandidaturës në të tria garat këtë edicion, i pari i tij në Allianz Arena.

Sulmuesi Pizarro insiston se skuadra vazhdon të jetë e uritur për tituj, por mendon se është më e qetë.

“Ndoshta ne jemi më të çliruar para ndeshjeve. Ne hyjmë në to me tension më të vogël”, deklaroi ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Por, nëse ne jemi në fushë, jemi të përqendruar njësoj si në edicionin e kaluar. Ne duam të fitojmë gjithçka sërish. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh ai.